image Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 53 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj periudhe kohore, janë pesë qytetarë, ndërsa asnjë person nuk e ka humbur jetën.

Sipas MSh-së, aktualisht në Kosovë janë 419 raste aktive.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

30 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.

Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.

Në total numri i rasteve aktive është 419.

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

/GazetaSinjali/