Ka shkuar në 724 numri i të vdekurve në botë nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë, kanë ndërruar jetë 86 pacientë të tjerë dhe kjo shifër ka kaluar çdo parashikim.
Ndërkohë, 2 mijë e 841 raste të reja janë konfirmuar në provincën Hubei, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në më shumë se 34 mijë./Gazeta Sinjali/