image Në Spanjë shkon në 13 numri i të vdekurve nga stuhia "Gloria"

Botë

Botë/ Në Spanjë shkon në 13 numri i të vdekurve nga stuhia “Gloria”

news image

Ka shkuar në 13 numri i të vdekurve në Spanjë, si pasojë e një stuhie “Gloria” që ka shkatërruar disa pjesë të vendit me reshje të mëdha shiu dhe erëra të fuqishme.

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se katër persona konsiderohen të zhdukur pasi stuhia ka shkaktuar përmbytje dhe ka shkatërruar rrugët.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka udhëtuar me helikopter mbi disa nga zonat lindore më të goditura dhe ka vizituar Majorcan, e cila është goditur nga valë të mëdha.

Teksa, pritet që qeveria të zhvillojë një mbledhje emergjente të premten (sot) për të bashkërenduar reagimet./Gazeta Sinjali/