image Shkon në 32 numri i të vdekurve nga një sulm me armë në Kabul

Shëndetësi

Botë/ Shkon në 32 numri i të vdekurve nga një sulm me armë në Kabul

news image

Ka shkuar në 32 numri i personave të vdekur gjatë një sulmi me armë në një ceremoni në Kabul, ku ishin prezent dhe zyrtarë të lartë afganë.

Ndërkohë edhe 60 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe janë duke marrë trajtim mjekësor në spital.

Sipas dëshmitarëve të shtënat nisën kur ish-nënpresidenti Karim Khalili, po mbante një fjalim gjatë një ceremonie me rastin e përvjetorit të vdekjes së një politikani të shquar.

Aktiviteti po transmetohej drejtpërdrejt nga stacionet televizive afgane, ku shihej edhe Khalili duke vrapuar për t’u fshehur së bashku me persona të tjerë.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se forcat afgane të sigurisë arritën të vrasin tre prej autorëve të sulmit.

Kreu i shtetit, Abdullah Abdullah, arriti të shpëtojë pa dëmtime, derisa shteti Islamik mori përsipër sulmin, të cilët edhe më parë kishin sulmuar të njëjtën ceremoni në vitin 2019.

Ky sulm vjen vetëm 1 javë pas arritjes së marrëveshjes së paqes mes SHBA-së dhe Talebanëve./Gazeta Sinjali/