image Suedia tashmë në rrezik, shënon numrin më të madh të të vdekurve nga koronavirusi brenda një dite

Botë

Botë/ Suedia tashmë në rrezik, shënon numrin më të madh të të vdekurve nga koronavirusi brenda një dite

news image

Edhe Suedia, shteti i cili deri më tani ka ndërmarrë më së paku masa ndaj koronavirusit nga gjithë shtetet e Evropes, sot ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve brenda një dite nga Covid- 19.

Numri i të vdekurve sot gjatë ditës ka shkuar 170, që në total deri më sot numri është 1 mijë e 203, përcjell Gazeta Sinjali.

Ndërsa para katër ditësh, të shtunën, shifrat zyrtare kishin regjistuar vetëm 17 vdekje, ndërsa përgjatë kësaj jave numri është rritur plus 94.

Kujtojmë që në Suedi, baret, restorantet dhe shkollat janë ende hapur, gjithashtu edhe marketet por me një rregull që të mbahet distanca sociale dhe të mos mblidhen më shumë se 50 persona në një vend./ Gazeta Sinjali/