image Rritet frika për pushtimin e Ukrainës, Joe Biden flet me aleatët e NATO-s

Botë

Rritet frika për pushtimin e Ukrainës, Joe Biden flet me aleatët e NATO-s

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden sot pritet të bisedojë me vendet transatlantike të NATO-s, për tensionet në Ukrainë dhe frikën për një pushtim nga Rusia.

Ndërkohë në anën tjetër, liderët perëndimorë pritet të mblidhen në Gjermani për të diskutuar për situatën që ka kapluar këto dy vende.

Kujtojmë se Biden dhe sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, kanë paralajmëruar se Rusia mund të jetë në prag të pushtimit të Ukrainës mes një dështimi për të tërhequr trupat nga kufiri dhe akuzave për një operacion të mundshëm me flamur të rremë në lindje të Ukrainës.

/GazetaSinjali/