image Rritet bilanci, mbi 20 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Botë

Rritet bilanci, mbi 20 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

news image

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 20,451, sipas autoriteteve. Në Turqi, numri i viktimave është rritur në të paktën 17,134 me 70,347 të tjerë të raportuar të lënduar të enjten, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri rritet në të paktën 3,317, përfshirë 1,970 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha, dhe 1,347 vdekje të raportuara në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë – sipas mediave shtetërore siriane.

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura u rrit në 5,245, me 2,295 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 2,950 në zonat e kontrolluara nga rebelët.

/GazetaSinjali/