image Rritet bilanci i jetëve të humbura nga përmbytjet në Itali
[wp-story id="814678"]

Evropë

Rritet bilanci i jetëve të humbura nga përmbytjet në Itali

news image

Ishte një natë e tmerrshme ajo që përjetuan qytetarët e zonës Marche të Italisë. Zona u pushtua nga lumenjtë që shkatërruan një pjesë të provincave të Pesaro Urbinos dhe Ancona. 

Vetëm gjatë një pasditeje në Marche ra sasia e shiut që bie zakonisht në 6 muaj. Në fund numërohen 10 jetë të humbura dhe 3 të zhdukur. Shpresat që këta të fundit të jenë të gjallë janë reduktuar në minimum.

Mes të zhdukurve është edhe Mattia i vogël, 8 vjeç. Ai u rrëmbye nga uji kur ishte në krahët e nënës së tij. Ajo u përpoq ta shpëtonte, por nuk ia doli të përballonte valën e ujit. 2 të zhdukurit e tjerë janë Brunella Chiù, 56 vjeç dhe vajza e saj 17-vjeçare, Luisa Bartolucci.

Ajo që ka mbetur pas është e tmerrshme. Rrugët u shndërruan në përrenj. Makinat u tërhoqën zvarrë. Shtëpitë janë zhytur nën ujë. Ai që përjetuan banorët e atyre zonave ishte një makth i vërtetë.

Sergio Mattarella shprehu “ankthin” për tragjedinë, ndërsa kryeministri Mario Draghi bëri një vizitë në zonat e prekura ku premtoi mbështetjen e qeverisë.

Pavarësisht se dita e premte nuk pati reshje niveli i ujit vazhdon të mbetet i lartë. Vëmendja tani është kthyer edhe në 4 rajone të tjera për të cilat Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm portokalli. Bëhet fjalë për Umbrian, Campanian, Basilicata-n dhe Kalabrian.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, kjo është stuhia më intensive e 10 viteve të fundit. sipas të gjitha gjasave ajo u shkaktua nga vapa e jashtëzakonshme e verës. Janë gati 200 persona të evakuuar nga forcat e policisë. Forcat e rendit janë në gatishmëri për të ndaluar çdo vjedhjeje apo grabitjeje në ndërtesat e evakuuara.

/GazetaSinjali/