image Rrihen mes vete dy persona në Han të Elezit, shkak një mosmarrëveshje e mëhershme

Siguri

Rrihen mes vete dy persona në Han të Elezit, shkak një mosmarrëveshje e mëhershme

news image

Dy persona janë përleshur fizikisht mes vete mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën “Imri Curri” në Han të Elezit, të cilët më pas janë arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit njoftojnë se përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në ambulancën e Hanit të Elezit. Ndërsa, pas tretmanit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/