Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.
Në një rrahje janë përshirë edhe dy persona në qytetin e Gjakovës, të cilët janë arrestuar nga Policia.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Beqir Kastrati’, ku dy të rinjtë gjatë përleshjes i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit, për çka edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Po ashtu është arrestuar edhe një tjetër person, i cili dyshohet se me një thikë në dorë i është vërsulur turmës. Dy thikat të cilat i bartte me vete janë konfiskuar nga Policia, ndërsa vetë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim bashkë me dy të dyshuarit tjerë që ishin rrahur mes vete.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit që u përleshen fizikisht të ndalohen për 48 orë dhe të hetohen për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.