image RrGK kërkon nga Qeveria e ardhshme të zbatojë Ligjin për Barazi Gjinore në kabinetin qeveritar

Kosovë

RrGK kërkon nga Qeveria e ardhshme të zbatojë Ligjin për Barazi Gjinore në kabinetin qeveritar

news image

Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar që Qeveria e ardhshme e Kosovës, të zbatojë Ligjin për Barazi Gjinore në emërimin e kabinetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një njoftimit, RrGK thotë se gratë në Kosovë janë duke vazhduar të mbesin të nënpërfaqësuara në politikë si dhe në vendimmarrje në nivel lokal e atë qendror.

“Së fundi, kjo mund të vërehet nga fakti se zëra zyrtarë nga partia që pritet të formojë Qeverinë deklaruan publikisht se nga 15 ministri të ekzekutivit, vetëm pesë do të udhëhiqen nga gratë. Ky përfaqësim i vogël (saktësisht 33% gra në kabinetin qeveritar) bie direkt ndesh me Ligjin për Barazi Gjinore (LBGj), i cili garanton barazi ndërmjet gjinive (50/50) në institucione, si kusht i zhvillimit të një shoqërie demokratike, ku burrat dhe gratë kanë mundësi krejtësisht të barabarta në sferën politike, publike, si dhe atë institucionale”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/