Bora e madhe që ka rënë të dielën dhe moti i ftohtë ka bërë që shumë pemë e pisha të dëmtohen. Shumë prej tyre janë thyer e janë rrëzuar edhe mbi vetura, shkruan Gazeta Sinjali.
Mëngjesin e sotëm në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet, është parë një pemë e rrëzuar mbi vetura.
Edhe mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi se po në këtë lagje, një pishë u rrëzua dhe rrezikoi edhe veturat në parkingje.