image Rrëzohet një punëtor nga objekti ku punonte, arrestohet shefi i tij në Fushë Kosovë

Siguri

Rrëzohet një punëtor nga objekti ku punonte, arrestohet shefi i tij në Fushë Kosovë

news image

Nuk janë të rralla rastet në Kosovë kur ndodhin aksidente në vendin e punës, të cilat kanë ditur shpeshherë të rezultojnë me fatalitet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dje në fshatin Miradi e Epërme, të Fushë Kosovës, rreth orës 10:40, një burrë derisa kishte qenë duke punuar, ishte rrëzuar nga objekti dhe kishte pësuar lëndime trupore dhe që nga dje është duke u trajtuar në QKUK.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se për shkak të mos sigurimit të kushteve adekuate për punë, është arrestuar pronari i firmës, në të cilin ka qenë viktima duke punuar dhe i njëjti është dërguar në ndalim policor. /GazetaSinjali/