image Rrëzohet një avion i epokës sovjetike, piloti dhe pasagjeri shpëtojnë mrekullisht duke u hedhur me parashutë

Botë

Rrëzohet një avion i epokës sovjetike, piloti dhe pasagjeri shpëtojnë mrekullisht duke u hedhur me parashutë

news image

Një avion luftarak i epokës sovjetike MiG-23 është rrëzuar në një shfaqje ajrore në Michigan, duke goditur makinat e pabanuara teksa ka rënë.

Piloti vuri re se avioni po humbiste fuqinë dhe ai dhe pasagjeri ishin në gjendje të dilnin në mënyrë të sigurt vetëm pak çaste përpara se avioni të rrëzohej, duke u hedhur me parashutë, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Piloti ka pasur lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri ka mbetur me lëndime të lehta, thanë zyrtarët.

“Është shumë fat, sigurisht, që askush në tokë nuk u lëndua”, tha John Brannen, hetues i lartë i sigurisë ajrore në Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit.

“Aeroplani udhëtoi rreth 500ft (152m) pas përplasjes fillestare, kaloi nëpër disa pemë dhe u përfundua këtu pranë ndërtesës së apartamenteve.” ai shtoi.

/GazetaSinjali/