image Plas sherri në avion, pasagjerët grinden për ulësen nga dritarja - VIDEO

Botë

Plas sherri në avion, pasagjerët grinden për ulësen nga dritarja – VIDEO

news image

Një sherr ka shpërthyer mes pasagjerëve në një fluturim Maltë-Britani. Videoja nga zënka është bërë virale në mediat sociale.

Dy burra filluan t’i gjuanin njëri tjetrit, ndërsa pasagjerët e tjerë kanë parë zënkën në panik.

Kur e kuptuan se çfarë po ndodhte, disa prej tyre u përpoqën të ndanin dy burrat e inatosur, të cilët kishin dalë jashtë kontrollit.

Sipas DailyMail, sherri nisi kur njëri nuk e la tjetrin të kalonte në sediljen e dritares.

“Britaniku nuk e la amerikanin të kalonte në ndenjësen e dritares dhe më pas shkëmbyen disa ofendime përpara se të shpërthente një sherr,” tha një pasagjer.

“Fluturimi u vonua të paktën dy orë. Të gjithë u mërzitën”, tha pasagjeri tjetër.

/GazetaSinjali/