Një aeroplan privat, model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, është rrëzuar pasditen e së martës, rreth orës 16:15, në pistën e Aeroportit të Rinasit.
Aeroporti njofton se në bord ndodheshin katër persona, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, shkruan Gazeta Sinjali.
Dyshohet se mjeti fluturues është rrëzuar në mes të pistës, pas një defekti në sistemin e rrotave.
Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.
Si pasojë e këtij incidenti dje u pezulluan nisjet dhe mbërritjet në Rinas. /Gazeta Sinjali/