image Rrëzohet avioni i Kinës me 133 pasagjerë në bord

Botë

Rrëzohet avioni i Kinës me 133 pasagjerë në bord

news image

Një avion i kompanisë China Eastern Airlines me 133 pasagjerë në bord është rrëzuar në Kinë.

Avioni që transportonte 133 pasagjerë nga Kunming në Guangzhou pësoi një aksident në rajonin e Guangxi dhe shkaktoi zjarr në male, njoftoi televizioni shtetëror kinez.

Numri i viktimave nuk dihet ende, derisa ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që dyshohet se tregojnë se në vendin e përplasjes ka rënë zjarr.

/GazetaSinjali/