Ministria e Brendshme e Ukrainës ka deklaruar se tre helikopterë rusë u rrëzuan në rajonin e Kievit.
“Tre helikopterë pranë Gostomel u rrëzuan në rajonin e Kievit, afër Mezhyhirya,” thanë nga ministria në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.
Më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se gjashtë avionë rusë ishin rrëzuar.
Ushtria ruse i mohoi pretendimet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.