Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme, afër fabrikës së gypave në Ferizaj, ku si pasojë e rrëzimit të skeleve një punëtorë ka pësuar lëndime.
I njëjti sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali menjëherë është dërguar për tretman mjekësor në Prishtinë.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar për detajet shtesë.