image Rreziku nga koronavirusi, American Airlines pezullon fluturimet drejt Milanos

Botë

Vendim/ Rreziku nga koronavirusi, American Airlines pezullon fluturimet drejt Milanos

news image

Situata e përhapjes së kronavirusit në Itali e sidomos në pjesën veriore të vendit po ndikon në lëvizjen ajrore të udhëtarëve.

Pas kompanisë britanike British Ailines, izraelites  EL Al Israel Airlines, Bulgaria Airllines, Royal Jordanian e Esayjet,  të cilat kanë disa ditë që kanë pezulluar të gjitha fluturimet drejt aeroporteve veriore italiane, pak orë më parë është amerikania American Airlines e cila ka marrë vendimin e pezullimit të të gjitha fluturimeve  nga New York e Miami drejt Milanos deri më datë 24 prill.

Një ditë më parë autoritetet e SHBA kanë informuar se kanë rritur nga 3 në 4 nivelin e alarmit të sigurisë me rekomandimin për qytetarët amerikanë për të mos udhëtuar drejt zonave italiane më të prekura nga virusi.

Disa orë më parë fluturimi i kësaj kompanie me numër AA198 që do të nisej në ora 18.05 me orën lokale nga aeroporti JFK i New York drejt aeroportit Milano Malpensa u anulua pasi ekuipazhi i American Airlines refuzoj të hipte në bordin e avionit nga frika e koronabirus.

Të gjithë pasagjerëve italianë të mbetur në tokë iu garantua nga Ambasada italiane në Washington , udhëtimi drejt Milanos me një fluturim të AlItalia që pritet të niset gjatë mbrëmjes nga New Yorku.

Ndërkohë numri i personave të prekur me koronavirus në Itali vjen e rritet.

 Bilanci i fundi zyrtar i përditësuar deri në pasditen e datës 29 mars  shënon 1045 të infektuar, 29 viktima, 401 persona të shtruar në spital, 104 prej të cilëve në terapi intensive.

Për t’u shënuar është se ndërsa deri një ditë më parë rajonet më të goditura nga koronavirus ishin Lombardia e Veneto, bilanci i fundit informon se numri i personave të infektuar në rajonin e Emilia Romagna ka kapërcyer numrin e atyre në Veneto. Aktualisht në Emilia Romagna shënohen mbi 203 të infektuar ndërsa në Veneto 189. Ndërsa në Lombardi numri i tyre ka arritur mbi 552 persona.

Koronavirusi në Itali për momentin ka shënuar persona të infektuar në 13 rajone italiane nga 21 rajone që ka i tërë vendi. /Gazeta Sinjali/