image Rreth 7 mijë punëtorë në Kosovë paguhen vetëm 80 euro në muaj

Sociale

Rreth 7 mijë punëtorë në Kosovë paguhen vetëm 80 euro në muaj

news image

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e mekanizmave për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Ai tha se kjo ministri ka në plan rritjen e numrit të inspektorëve, në mënyrë që të parandalohen rreziqet në punë.

“Për të parandaluar rreziqet në punë, masat e para janë shtimi i numrit të inspektorëve, ngritja e kapaciteteve për trajtimin e ankesave të punëtorëve dhe ligji për lehonat”, tha ai.

Këto komente i bëri ai gjatë publikimit të profilit të shëndetit dhe sigurisë në punë nga organizata International Labour Organization ku u tha se është diskriminuese, që rreth 7 mijë punëtorë në vend marrin paga nga 80 euro.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Ekrem Kastrati, tha se dy objektivat e tyre janë siguria dhe shëndeti punë, si dhe luftimi i informalitetit.

Ai tha se numri i aksidenteve me fatalitet në punë është në rënie, derisa shtoi se mirëpresin idenë e qeverisë për rritjen e numrit të inspektorëve.

“Jemi të përkushtuat që objektivat tona t’i çojmë përpara dhe ky dokument i organizatës së punës do të na ndihmojë shumë. Prandaj, jemi të përkushtuar dhe sëbashku gjatë kësaj periudhe do t’ia dalim. Aksidentet në punë me fatalitet janë në rënie dhe besojmë që mekanzimat tona që t’i parandalojmë aksidentet në punë”, tha Kastrati.

Nënkryetari i BSPK, Atdhe Hykolli, tha se çdokush ka të drejt të punojë, por edhe pa diskriminim, megjithatë sipas tij, në mungesë të Këshillit Ekonomik Social ka shumë probleme që duhet të zgjidhen, siç është edhe paga minimale.

Diskriminuese sipas tij është se rreth 7 mijë punëtorë në vend marrin pagë nga 80 euro në muaj.

“Kosova ka një pagë minimale që është shumë diskriminuese. Mbi 7 mijë vetë marrin pagë 80 euro. Paga minimale është shumë diskriminues. Asnjë vend në rajon nuk është më keq se Kosova në aspektin e papunësisë”, theksoi Hykolli./Gazeta Sinjali/