Që nga 8 shkurti i këtij viti, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në laboratorët privatë, janë testuar 63 mijë e 638 mostra të dyshimta për koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Nga kjo shifër, deri më tani, 15 mijë e 270 raste rezultuan pozitive me koronavirus.
Gati 13 mijë prej tyre, saktësisht 12 mijë e 900 të infektuar kanë arritur ta mposhtin këtë virus, duke u shëruar tërësisht.
Ndërkaq, 616 raste të tjera të infektimeve përfunduan me vdekje.
Aktualisht, në Kosovë janë edhe 1 mijë 754 raste aktive me COVID-19./Gazeta Sinjali/