image Rreth 600 raste të vjedhjes dhe mbi 500 të vjedhjeve të rënda për dy muaj në Kosovë

Siguri

Rreth 600 raste të vjedhjes dhe mbi 500 të vjedhjeve të rënda për dy muaj në Kosovë

news image

Ndonëse, raste të vjedhjes dhe të vjedhjes së rëndë raportohen çdo ditë në polici, organet e rendit dhe sigurisë thonë se numri i këtyre rasteve për dy muajt e parë të 2021-ës ka shënuar rënie, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Sinjali, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë këtyre dy muajve në polici janë raportuar 599 raste të vjedhjeve dhe 503 raste të vjedhjeve të rënda.

Bazuar në këto të dhëna, në dy muaj e parë të këtij viti rastet e tilla kanë shënuar rënie, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur u denoncuan 669 raste të vjedhjeve dhe 701 vjedhje të rënda.

“Janar 2020, 318 raste të vjedhjeve, ndërsa janar 2021, 296 raste të vjedhjeve. Janar 2020, 351 raste të vjedhjeve të rënda, ndërsa janar 2021, 263 raste të vjedhjeve të rënda. Shkurt 2020, 351 raste të vjedhjeve, ndërsa shkurt 2021, 303 raste të vjedhjeve. Shkurt 2020, 350 raste të vjedhjeve të rënda, ndërsa shkurt 2021, 240 raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në përgjigjen e policisë për Sinjalin.

Nga policia nuk janë përgjigjur në pyetjen e Sinjalit se sa është numri i personave të arrestuar si të dyshuar për këto raste./Gazeta Sinjali/