Që nga shkurti i vitit të kaluar, kur në Kosovë nisën testimet e para për COVID-19, e deri më sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se janë testuar 430 mijë e 860 persona të dyshimtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtij instituti, nga të gjitha mostrat e testuara 91 mijë e 405 prej tyre kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Nga kjo shifër, 1 mijë e 884 të infektuar kanë ndërruar jetë, ndërkaq, janë shëruar 75 mijë e 647 të tjerë.
“Numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 13 mijë e 874./Gazeta Sinjali/