image Rreth 40 plazma gjaku të dhuruara deri tani nga pacientët që kanë kaluar COVID-19

Shëndetësi

Rreth 40 plazma gjaku të dhuruara deri tani nga pacientët që kanë kaluar COVID-19

news image

Deri më tani janë mbledhur rreth 40 plazma gjaku të cilat i kanë përmbushur kushtet për përdorim terapeutik për pacientët të infektuar me COVID-19.

Drejtoresha e kësaj qendre, Bukurije Zhubi, ka përmendur se duhet plotësuar disa kritere që plazmat e gjakut mund të përdoren.

Kemi grumbulluar një sasi të caktuar të plazmave kovalescente, por jo të gjitha mund të përdoren si plazma kovalesente, duhet të plotësohen shumë kritere për të pasur mundësi që ato të klasifikohen për përdorim terapeutik për pacientët. Kështu që nga krejt sasia e gjithmbarshme e stokit të cilin e kemi pas deri më tani janë vetëm 30-40 plazma të cilat i kanë përmbushur kushtet për përdorim terapeutik, kështu që është një punë goxha e madhe kërkon angazhim edhe për stafin dhe nga ana e dhuruesve që vinë të dhurojnë gjak dhe të cilët kanë kaluar COVID-19 në mënyrë që të arrijnë të trajtojmë mjaftueshëm gjithë ata që kanë nevojë për këtë lloj produkti të gjakut”, tha Zhubi për EO.

Tutje drejtoresha Zhubi theksoi dy kriteret kryesore që dhuruesi i gjakut duhet t’i plotësojë  në mënyrë që të ketë mundësinë për të dhuruar plazmën kovalesente.

Dhuruesi i gjakut duhet t’i plotësojë dy kritere, kriteret e përgjithshme të dhurimit dhe kriteret specifike. Në kriteret e përgjithshme janë kriteret të cilat i plotëson çdo dhurues i zakonshëm. Ndërsa në kriteret specifike përfshihen disa kushte ku fillimisht dhuruesi i gjakut duhet të ketë të dokumentuar që ka kaluar sëmundjen e COVID-19, të ketë një test pozitiv, ose një test serologjik që dëshmon që dhuruesi i gjakut ka antitrupa në plazmën e tyre, poashtu duhet të dokumentojë edhe kalimin e sëmundjes, pra do të thotë duhet të ketë minimum 14 ditë para dhurimit të gjakut të mos ketë ndonjë simptomë të sëmundjes, dhe minimum 14 ditë para dhurimit të mos përdor ndonjë ilaç mjekim për trajtim qoftë COVID ose jashtë saj dhe të gjitha këto duhet ti plotësojë dhuruesi në mënyrë që të dhurojë plazmën kovalesente”, deklaroi ajo./Gazeta Sinjali/