image Lumi në një fshat të Gjilanit mbushet me gjak

Sociale

Lumi në një fshat të Gjilanit mbushet me gjak

news image

Disa qytetarë nga fshati Malishevë i Gjilanit, kanë hedhur mbetje të kafshëve në lumë me ç’rast është mbushur me gjak.

Lidhur me këtë rast ka folur drejtoresha e Inspekcionit në komunën e Gjilanit, Entela Hyseni.

Hyseni thotë se ky nuk është rasti i parë sepse në një rast të ngjashëm kanë intervenuar dje në fshatin Livoç.

Ajo tutje thotë se inspekcioni do të shkojë në vend të ngjarjes dhe do të intervenojë sipas ligjit.

/GazetaSinjali/