Që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve nga COVID-19 në botë ka shkuar në 3 milionë e 813 mijë e 384, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers, numri i atyre që janë infektuar me këtë virus është 176 milionë e 553 mijë e 298.
Nga kjo shifër, 160 milionë e 559 mijë e 141 janë shëruar tërësisht.
Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 34 milionë e 316 mijë e 178 raste dhe 614 mijë e 972 viktima.
Pastaj India me 29 milionë e 485 mijë e 374 raste dhe 371 mijë e 271 viktima dhe Brazili me 17 milionë e 376 mijë e 998 të infektuar dhe 486 mijë e 358 viktima./Gazeta Sinjali/