image Rreth 350 mijë refugjatë kanë hyrë në Poloni

Botë

Rreth 350 mijë refugjatë kanë hyrë në Poloni

news image

Që kur ka filluar pushtimi rus, shumë qytetarë janë larguar nga Ukraina. Vetëm në 24 orët e fundit thuhet se janë larguar 100 mijë njerëz duke kaluar kufirin polako-ukrainas, ku qindra janë përballur me radhë disaditore për të arritur në kufi, shkruan Skynews.

Shteti polak ka pranuar të gjithë refugjatët që mbërrijnë në kufi, ndërsa ukrainas të tjerë që ikin nga lufta kanë marrë rrugën për në Hungari, Moldavi dhe Sllovaki.

Sipas UNHCR, 520 mijë ukrainas kanë mbërritur deri më tani në vendet fqinje.

Ndryshe, shumë ukrainas kanë vendosur që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të përballen me agresorin rus.

/GazetaSinjali/