Qendra e Azilkërkuesve në Lipjan kryesisht është e mbushur me refugjatë nga lindja e mesme thonë nga kjo qendër. Kushtet sipas kësaj qendre janë të mira, e që personat që jetojnë aty duhet t`u përmbahen rregulloreve.
Aktualisht aty qëndrojnë rreth 35 azilkërkues. Drejtori i kësaj qendre, Fitim Zariqi, tregoi për RTK se shumica e këtyre azilkërkuesve vijnë nga vendet e lindjes.
“Ka një kapacitet për akomodimin e 100 aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare sigurisht nëse ka shtim të numrit të ardhjeve të aplikuesve ne kemi edhe kapacitete shtesë për akomodimin e tyre”, tha Fitim Zariqi, Udhëheqës i qendrës për Azil.
Sipas tij shumica janë nga vendet e lindjes në këtë rast prinë Maroku, pastaj vjen Afganistani, Siri, Algjeri, pra janë 4 vendet kryesore që përbëjnë numrin më të madh të aplikuesve për sivjet. Por si nis një ditë e tyre?
“Ata duhet të zgjohen në ora 7:00 t’i ndjekin kurset, trajnimet, pastaj ushqimi sigurisht servohet në ora 8:00, pastaj janë seancat sociale, psikologjike, aktivitetet sociale, biblioteka ku mund të lexojnë, fusha e futbollit”, tha ai.
Ndërsa ka raste kur azilkërkuesit kanë prishur rendin dhe qetësinë brenda qendrës.
“Nëse shohim statitikisht, brenda qendrës, diku janë 17 incidente të ndryshme që i kanë shkaktuar brenda hapësirave të qendrës të gjithë ata sigurisht që procedohen sipas ligjit në rast se prishin rendet dhe qetësinë dhe bëjnë vepra të ndryshme penale, siç janë vjedhjet, rrahjet mes veti, ose dëmtimi i pronës, thirret policia dhe pastaj policia procedon tutje”, tha ai.
Nga janari e deri më tani, sipas Zariqit, në këtë qendër kanë qenë 369 azilkërkues.