image Rreth 300 viktima dhe mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19 sot në Itali

Evropë

Rreth 300 viktima dhe mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19 sot në Itali

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë vdekur 296 persona të cilët ishin të infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas autoriteteve shëndetësore italiane, gjatë këtij harku kohor janë shënuar 10 mijë e 680 raste të reja të infektimit me këtë virus, derisa janë shëruar 9 mijë e 323 pacientë që ishin të prekur me COVID-19.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar 3 milionë e 678 mijë e 944 rasteve pozitive me koronavirus, prej të cilëve 111 mijë e 326 persona kanë ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/