image Rreth 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, vaksinimi antiCOVID po vazhdon

Shëndetësi

Rreth 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, vaksinimi antiCOVID po vazhdon

news image

Në Kosovë aktualisht janë 2.987 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri total i rasteve pozitive është 107.336 dhe 2.242 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107.

Në Kosovë, në anën tjetër po vazhdon vaksinimi antiCOVID.

Sonte mbërritën edhe 100,620 vaksina Pfizer falë Aleancës Gavi të COVAX.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinës së kompanisë AstraZeneca. Fillimisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike. Aktualisht po vazhdon faza e dytë e procesit të imunizimit, ku janë duke u vaksinuar grupmosha 65-79 vjeç.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë për synim që deri në fund të vitit të vaksinojnë 60 për qind të popullatës.

/Gazeta Sinjali/