image Rreth 1 mijë e 400 raste të reja dhe 17 vdekje nga koronavirus vetëm gjatë muajit qershor

Shëndetësi

Rreth 1 mijë e 400 raste të reja dhe 17 vdekje nga koronavirus vetëm gjatë muajit qershor

news image

Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë janë konfirmuar rreth 1 mijë e 400 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Ditën e parë të këtij muaji filloi faza e tretë e lehtësimit të masave kufizuese, gjatë të cilës u hapën kafeteritë, çerdhet, kufijtë tokësorë dhe qendrat tregtare. Po këtë ditë në Kosovë u konfirmuan 27 raste pozitive me COVID-19.

Kurse, mbrëmë Instituti Kombëtari i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), konfirmoi 62 raste të reja me COVID-19 dhe shërimin e 61 të tjerëve.

Këto raste të reja e çuan në 2 mijë e 494 numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruar me koronavirus në Kosovë.

Ndërsa, nga të gjitha rastet pozitive të regjistruara, 1 mijë e 307 pacientë janë shëruar, derisa momentalisht janë 1 mijë e 143 raste aktive.

Nga 8 shkurti kur filluan testimet për COVID-19, deri më tani, janë testuar gjithsej 22 mijë e 930 persona të dyshuar me virus.

QKUK sot ka njoftuar se janë të hospitalizuar 97 pacientë pozitiv me Covid-19, ndërsa 45 prej tyre janë me oksigjenoterapi. Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar 5 pacientë në gjendje të rëndë./Gazeta Sinjali/