Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes dhe pjesëmarrjes në trafik.
Në njoftimin e lëshuar në rrjetin social Facebook, thuhet se kjo vjen si pasojë e reshjeve të borës që janë në ditën e sotme.
“Policia e Kosovës kërkon dhe apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, të jenë më vigjilent dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona, në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore”.