image Rrënohet kazino “Trump Plaza” në Atlantic City

Botë

Rrënohet kazino “Trump Plaza” në Atlantic City

news image

Kazino “Trump Plaza” në Atlantic City në New Jersey, dikur një simbol i shkëlqimit dhe stilit luksoz të jetës, është rrënuar të mërkurën, raporton “Foxnews”.

Kjo kazino ishte e braktisur që nga viti 2014, kur ishte mbyllur.

Dikur destinacion i shquar i perandorive të kazinove të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, “Trump Plaza” kishte rënë në gjendje të rëndë.

Ekipet e shkatërrimit kanë vendosur eksplozivë në pikat strategjike përgjatë strukturave mbështetëse dhe është rrënuar.

Trump Plaza së pari ishte hapur në vitin 1984 dhe për një kohë ishte kazinoja më e suksesshme në Atlantic City. /Gazeta Sinjali/