image Rrëmbehen dy persona në Shqipëri, shoku i njërit prej tyre publikon momentin e krimit - VIDEO

Shqipëri

Rrëmbehen dy persona në Shqipëri, shoku i njërit prej tyre publikon momentin e krimit – VIDEO

news image

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë zbuloi pamjet ekskluzive të mjetit të fundit ku është parë miku i tij.

Benzi është filmuar në një karburant në Qafë Gjashtë, ku në ikje ka qenë me targa shqiptare dhe kur ka marrë Krasniqin është parë në të njëjtën pikë karburanti me targa greke.

“Takimi i dytë më zotin Muhamet Rrumbullakun na dha shpresë. Rumbullaku premtoi te vëllai i madh te Gëzimi, që kërkimet janë në rrugë të mbarë. E kundërta ndodh me policinë e Sarandës. Me ngadalë po kthellojmë mendimin tonë.

Sa e mprehtë policia e shtetit, në ditën e protestës së parë tha që në sistemin TIMS është vërejtur ardhja nga Evropa e shumë kontigjentëve kriminalë, miq të Krasniqit. Edhe ky kontigjent mbase në respekt të vëllaut tonë ka bërë një punë më të madhe se policia e Sarandës. Një numër prej 37 perrosnash, kanë hapur të gjitha kamerat ku sipas dëshmitarëve dyshohet se ka ndodhur ngjarja. Kanë gjetur në Qafë Gjashtë, në krahë të djathtë kemi një Benz të zi që në ikje është me targat AA175LV dhe në front në minutën 14:47 keni një furgon të bardhë dhe nga pas një Range Rover të zi. Pas një ore e 10 minuta tek i njëjti karburant, shikon furgonin dhe Benzin e zi i cili ka targa greke YTO1114. Pra ka ikur me targa shqiptare dhe është kthyer me targa greke.

Ky është Benzi ku ka hipur Fatmir Krasniqi, ndodhet në vendin e parë, i qetë, me dorën e mbajtur tek mbajtësa e tavanit. Kjo është e provuar nga policia”, tha Gjini.

/GazetaSinjali/