Oficerëve në Britaninë e Madhe do t’u ndalohet kontakti me punonjëset e sekset dhe do t’u kërkohet të bëjnë publike të gjitha lidhjet e tyre të dashurisë, sipas disa rregullave të reja që pritet të hyjnë në fuqi, sipas mediave britanike.
Përveç deklarimit për çdo marrëdhënie romantike, oficerët gjithashtu duhet të tregojnë burimin e çdo fitimi të papritur mbi 5,000 paund, si pjesë e një përpjekjeje për të rivendosur besimin e publikut te Policia Metropolitane.
Rregullat e reja hyjnë në fuqi pasi një sërë skandalesh ku janë përfshirë oficerë të ndryshëm, ku përfshihen vrasësi Ëayne Couzens dhe përdhunuesi serial David Carrick, kanë tronditur opinionin publik.
“Futja e tyre në fuqi është e rëndësishme nëse duam të sigurojmë që njerëzit e duhur të bashkohen me ne. Por është po aq e rëndësishme që fuqia jonë punëtore ekzistuese të vazhdojë të përmbushë standardet dhe nivelet e larta të verifikimit që priten me të drejtë prej tyre gjatë gjithë karrierës”,” tha një zëdhënës i policisë Metropolitane teksa foli për rregullat e reja.
Kjo është hera e parë që oficerëve do tu ndalohet të shkojnë me punonjëse seksi në mënyrë specifike agjentëve nga Scotland Yard.