image Rregullat e Qeverisë në detyrë bllokojnë qytetarët në kufirin me Shqipërinë, nga Serbia po hyjnë ‘pa u kontrolluar nga askush’

Rregullat e Qeverisë në detyrë bllokojnë qytetarët në kufirin me Shqipërinë, nga Serbia po hyjnë ‘pa u kontrolluar nga askush’

news image

Me hapjen e kufijve tokësorë, Qeveria në detyrë, ka njoftuar edhe për disa procedura që duhet t’i nënshtrohen qytetarët, para se të hyjnë në Kosovë. Sinjalizuesit nga vendi i ngjarjes njoftojnë se disa nga procedurat, si kryerja e kontrolleve mjekësore dhe të tjera, kanë bllokuar qytetarët në kolona të gjata në kufirin me Shqipërinë.

Por, sipas sinjalizuseve që po hyjnë në Kosovë nga pikat kufitare në Merdare dhe nga Dheu i Bardhë, po ndodh e kundërta nga ajo në kufirin me Shqipërinë. Sinjalizuezit thonë se nga pikat kufitare me Serbinë po hyjnë ‘pa u kontrolluar nga askush’.

Lidhur me këtë sinjalizim, Gazeta Sinjali do të sjellë informacione zyrtare nga organet kompetente. /Gazeta Sinjali/