image Rrëfimi prekës i të resë që e mposhti koronavirusin pas 130 ditëve: Ende nuk e besoj që jam gjallë

Botë

Rrëfimi prekës i të resë që e mposhti koronavirusin pas 130 ditëve: Ende nuk e besoj që jam gjallë

news image

Fatima Bridle, 35 vjeçare nga Britania e Madhe është cilësuar si personi që ka qëndruar më së gjati në spital duke luftuar në betejën me COVID-19.

Për rreth 130 ditë, Fatima ka qëndruar në spital, 100 prej të cilave ka qëndruar në njësinë e kujdesit intensiv. Për të mos mjaftuar këto, e reja kaloi rreth 40 ditë në gjendje kome dhe mjekët lajmëruan të afërmit që shanset që ajo të mbijetonte ishin të pakta. Megjithatë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçares nisi të përmirësohej dhe së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për mediat vendase.

“Dua ta nis fjalën time me një falenderim. Falenderoj mjekët, infermierët që më dhanë mundësinë që të jem ende në jetë. Më duket se po jetoj një ëndërr, ende nuk e besoj që jam gjallë”, tha Fatima.

35-vjeçarja filloi të kishte simptoma të koronavirusit në fillim të muajit mars. Më 12 mars ajo u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm të Southamptonit dhe nga ajo ditë e deri më tani, ndodhet e shtruar ende aty.

Në lidhje me këtë histori, ka folur dhe bashkëshorti i Fatmimas, Traci, i cili tha: “Infermierët më thanë që gjendja e saj është shumë kritike dhe shanset që të jetonte ishin të pakta. Ishte fillimi i pandemisë dhe frika ishte e madhe”.

“Fajësoja veten time, pasi ajo dergjej në spital ndërsa unë isha shëndoshë e mirë. Fatmirësisht falë zotit ajo ka filluar të përmirësohet dhe mjekët më kanë thënë që shumë shpejt do të dalë nga spitali”. /Gazeta Sinjali