image Rrëfimi i 16-vjeçares nga Kamenica që u përdhunua duke u kthyer nga shkolla: Më ka shti mbrapa në veturë

Kosovë

Siguri/ Rrëfimi i 16-vjeçares nga Kamenica që u përdhunua duke u kthyer nga shkolla: Më ka shti mbrapa në veturë

news image

Në Kamenicë një e mitur është mbyllur në shtëpi e traumatizuar dhe e frikësuar. 16-vjeçja po thotë se nuk po vë gjumë në sy që prej ditës kur një i rritur e përdhunoi seksualisht.

Ajo po pretendon se nja 23-vjecar që ajo thotë se nuk kishte pasur asnjëherë kontakte me të ia ka bllokuar rrugën me veturë e më pas e ka përdhunuar, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ma ndali kerrin te këmbët edhe veç e ktheva kryet me pa kush është, më tha hyp në kerr, ndërsa unë i thash jo. Më ka shti mbrapa me kerr. Më ka çu te ‘Hotel Lata’”, ka thënë e dhunuara.

Nëna e saj thotë se vajza e saj është tejet e frikësuar dhe ka pësuar trauma. Ajo thotë se po e dërgon tek psikologjia për shkak të gjendjes së saj.

“Kur kemi dëgjuar mbrëmë se gjithë natën nuk ka fjetur. Cika ka trauma dhe ka frikë dhe një po tregojë se jam duke dërguar tek psikologjia”, ka thënë nëna e së miturës.

16-vjeçarja thotë se tash e tutje ka frikë edhe të shkojë në shkollë për shkak të personit që po e akuzon për dhunim.

“Nuk guxoj ma me shkuar në shkollë prej tij. Edhe mbrëmë jam frikësuar shumë”, thotë e mitura për Klan Kosovën

Në shtëpinë e të akuzuarit nuk pranuan të flasin, me arsyetimin se kanë një rast vdekje duke mohuar kategorikisht se familjari i tyre ka kryer këtë vepër.

Prokuroria thotë se ndaj personit të dyshuar është ngritur aktakuzë.

“Ndaj të pandehurit është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale ‘dhunim’ pasi që i njëjti më 14 nëntor të këtij viti nën kanosje e ka detyruar të miturën të kryej mardhënie seksuale padëshirën e saj”, thuhet nga prokuroria./Gazeta Sinjali/.