Është arrestuar një person me inicialet M.A., në Gjilan pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dashurës me inicialet Q.K me të cilën ai bashkëjetonte.
I njëjti gjithashtu gjatë intervistimit në Stacionin Policor në Gjilan i ka kërcënuar me jetë zyrtarët policorë.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan“, thuhet ndër të tjera në njoftim./GazetaSinjali/