Një person me inicialet Sh.D., 33-vjeçar është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërit të tij, informon Gazeta Sinjali.
I dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore prindërit me ç’rast nga plagët e marra ai ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në një shtëpi banimi në Kaçanik.
I dyshuari pasi intervistimit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/