image Rrahu gruan dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet burri nga Hani i Elezit

Siguri

Rrahu gruan dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet burri nga Hani i Elezit

news image

Sot është arrestuar një person në Han të Elezit pasi dyshohet se e kishte sulmuar bashkëshorten e tij dhe e kishte larguar nga shtëpia ku jetonin bashkë, shkruan Gazeta Sinjali.

Stacioni policor në Hani Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion se në një banesë në rrugën “Xhemsedin Suma” në Hani Elezit është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.M (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes  së tij me inicialet A.M (F/K) e moshës 36 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtën e kishte larguar jashtë banesës ku po jetonin”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

/GazetaSinjali/