Rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje është alarmante për institucionet dhe shoqërinë kosovare. Pothuajse nuk kalon as edhe një ditë që raste të tilla të mos raportohen në polici.
Në të shumtën e rasteve, viktimë e dhunë në familje janë vajzat dhe gratë.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orës 22:30 në Lipjan.
Policia ka njoftuar se atje është arrestuar një burrë i dyshuar për veprën penale “Dhunë në Familje”.
I arrestuari dyshohet se, derisa ishte nën ndikim të alkoolit, ka dhunuar fizikisht dhe psiqikisht bashkëshorten e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/