image Rrahu babain e tij, arrestohet 37 vjeçari në Ferizaj

Siguri

Rrahu babain e tij, arrestohet 37 vjeçari në Ferizaj

news image

Është arrestuar një person me inicialet R.R., 37-vjeçar në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Krujës”, në Ferizaj.

I dyshuari për këtë vepër është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Krujës’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje . Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet R.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij .

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/