image Rrahmani vlerësohet lartë, pas fitores së Napolit ndaj Empolit

Futboll

Rrahmani vlerësohet lartë, pas fitores së Napolit ndaj Empolit

news image

Skuadra eNapolit ka arritur që të sigurojë një vend për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Sinjali Sportiv.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka eliminuar nga kjo garë Empolin.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Diego Armando Maradona’ ka përfunduar me rezultatin 3-2.

Nga fillimi edhe sonte luajti mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili kësaj radhe nuk u zëvendësua dhe pati një paraqitje të mirë.

Nga notat e publikuara nga ‘SofaScore’, Rrahmani u vlerësua me notën 7.2. /Sinjali Sportiv/.