image Amir Rrahmani feston ditëlindjen, FFK me urim të veçantë për kapitenin

Futboll

Amir Rrahmani feston ditëlindjen, FFK me urim të veçantë për kapitenin

news image

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rahmani sot po feston 30-vjetorin e lindjes, raporton Gazeta Sinjali Sporti.

Një urim të veçantë ia ka kushtuar Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Urime ditëlindja e 3️⃣0️⃣ kapiten! 🥂🎂💯 Shpresojmë që ky vit të sjellë suksese të mëdha për ju dhe për Kombëtaren e Kosovës ⚽️🇽🇰. Suksese dhe lumturi në rrugëtimin tuaj”, thuhet në urimin e FFK-së.

Ndryshe, Rrahmani këtë sezon ka zhvilluar gjithsej 19 paraqitje në Serie A duke shënuar një gol, dhe aktualisht skuadra e tij ndodhet në pozitën e nëntë në renditjen tabelare, me 36 pikë të mbledhura pas 24 xhirosh në Kampionat.

/GazetaSinjaliSport/