Skuadra eNapolit ka arritur që të sigurojë një vend për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Sinjali Sportiv.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka eliminuar nga kjo garë Empolin.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Diego Armando Maradona’ ka përfunduar me rezultatin 3-2.
Nga fillimi edhe sonte luajti mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili kësaj radhe nuk u zëvendësua dhe pati një paraqitje të mirë.
Nga notat e publikuara nga ‘SofaScore’, Rrahmani u vlerësua me notën 7.2. /Sinjali Sportiv/.