image Rrahmani tregon se cili sulmues për të është më i rrezikshmi

Futboll

Rrahmani tregon se cili sulmues për të është më i rrezikshmi

news image

Amir Rrahmani ka zhvilluar një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, ku ka rrëfyer emocionet e tij të përjetuara pas nënshkrimit me Napolin.

 Futbollisti kosovar  tregoi se që nga ardhja e tij në Itali ai kishte qëllim për të dhënë  maksimumin, transmeton Gazeta Sinjali.

“Që kur kam mbërritur në Itali, kam pasur vetëm një qëllim, të jap maksimumin për të zbuluar se cilët ishin kufijtë e mijë”, tha Rrahmani.

Amir Rrahmani tregoi po ashtu se cilët janë sulmuesit më të rrezikshëm sipas tij, duke përmendur kështu Ronaldon, Gervinhon dhe Bogan.

Rrahmani foli edhe për Veronën duke thënë se ka respekt maksimal për këtë klub dhe kur të largohet dëshiron që të jap lamtumirën në mënyrën e duhur.

/Gazeta Sinjali/