Pas eliminimit të mbërritur këtë javë në Kupën e Italisë ndaj Fiorentinës, Napoli i Luciano Spallettit viziton Bologna të Mihajlovic në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të të Serisë A.
Bologna është nikoqire e napolitanëve me fillim nga ora 18:30, në stadiumin “Renato Dall’Ara”, shkruan Sinjali Sport.
Mysafirët do lypin vetëm fitoren, e cila me ç’rast i kthen në garë për kreun e tabelës, pasi kanë 43 pikë në vendin e tretë, kurse Interi si lider ka 50 pikë, pas barazimit të djeshëm.
Vendasit në anën tjetër kanë 27 poena në pozicionin e 13-të.
11-shet startuese janë publikuar, e ku nga fillimi do të paraqitet, mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, e nis nga minuta e parë.
BOLOGNA (3-5-2): Skorupski; Soumaoro, Binks, Teatri; De Silvestri, Soriano, Viola, Svanberg, Hickey; Arnautovic, Samson.
NAPOLI (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Mario Rui; Lobotka, Fabian; Elmas, Zielinski, Lozano; Mertens. /Gazeta Sinjali Sporti/