image Rrahmani 'shpërblehet' nga Napoli, kosovarit i ofrohet kontrata e re 5-vjeçare

Futboll

Rrahmani ‘shpërblehet’ nga Napoli, kosovarit i ofrohet kontrata e re 5-vjeçare

news image

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani do të shpërblehet me kontratë të re nga Napoli.

Performancat e tij fantastike këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën që të shkëputet në tabelë me së paku 19 pikë nga përcjellësi i dytë dhe që janë rrugës për t’u bërë kampion, kanë bërë që drejtuesit e skuadrës italiane t’i ofrojnë atij rinovimin, shkruan Sinjali Sport.

Siç raporton gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano, Napoli është afër marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me qendërmbrojtësin Amir Rrahmani.

Sipas Romanos, marrëveshja e re pritet të nënshkruhet së shpejti dhe ajo do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027.

Romano shton se kontrata do të përfshijë një opsion për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028.

29-vjeçari kosovar është paraqitur 22 herë me Napolin këtë sezon në Serie A, 21 prej tyre si startues, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim.

/GazetaSinjaliSport/